Nga Komisariati i Policisë Pogradec u referuan materialet në Prokurori, për shtetasit:
S. C., 70 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi me vetëgjyqësi ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të një 44-vjeçari;
A. L., 29 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur më fjalë një 27-vjeçar.
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën e tij, dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.
Komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Z., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht, një 48-vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.