4 C
Pogradec
3.6 C
Korçë
2.4 C
Bilisht
3.2 C
Ersekë
2.4 C
Maliq
3 C
Liqenas
Friday, February 14, 2025

Nga Gjergji Gusho/ Historiku i Pazarit të Korçës…

- Advertisement -

Dita e pazarit.

Si ditë pazari në Korçë ka qenë dita e shtunë. Kjo ditë ishte e shpallur për një qëllim të caktuar dhe e ndërvarur edhe me ditët e pazarit të qyteteve të tjera të qarkut të Korçës, që fshatarët e këtij qarku të kishin mundësinë të vinin ditën e shtunë në këtë pazar. Kështu Pogradeci, Bilishti dhe Erseka e kishin caktuar ditën e enjte si ditë pazari. Pra, ditën e enjte pazari në qytetin e rrethit të tyre, kurse ditën e premte e kishin lënë si ditë udhëtimi për tu ndodhur ditën e shtunë në Korçë, si dhe anasjelltas. Tregtarët e Korçës udhëtonin ditën e mërkurë për të qenë prezent në ditën e pazarit, të enjte, në njërën prej këtyre qyteteve dhe të shtunë të ndodheshin në qytetin e Korçës.

Fshatarët e Pogradecit e të Devollit sillnin për të shitur në Korçë vetëm disa prodhime karakteristike që u shiteshin më tepër në këtë qytet, si p.sh. nga Pogradeci sillnin grurë të bardhë,për të bërë trahan, bollgur, apo grurë me lëng e ashure; gështenja, rrush, qershi e tj. Ndërsa ata të Devollit sillnin më tepër fasule, patate e ndonjë prodhim tjetër bujqësor.

Veç këtyre qendrave të qarkut të Korçës, tregtarët korçarë shkonin e bënin tregti edhe në qytete të tjera të vendit e jashtë Shqipërisë. Kështu, në Elbasan e Berat, shkonin sidomos tregtarët voskopojarë me mushka të ngarkuara duke e bërë rrugën nga Opari. Qytete të tjera për ku shkonin tregtarët kanë qenë edhe Manastiri, Seleniku,Kozhani gjer në Vollo e Janinë. Tregtarët shisnin mall e blinin e sillnin prej andej mallra të ndryshëm.

Nga Berati sillnin vaj ulliri dhe ullinj. nga Elbasani sillnin vaj ulliri dhe duhan, nga Kosturi sillnin rrush.

Tregtarët shkonin e vinin me karvane e, më vonë, me zgjerimin e rregullimin e rrugëvë, me talike e llandona.,

Vazhdon me PRODHIMET E ARTIZANËVE .

Nga Gjergji Gusho

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit