8.9 C
Pogradec
8.8 C
Korçë
8.1 C
Bilisht
7.5 C
Ersekë
8 C
Maliq
9 C
Liqenas
Tuesday, March 25, 2025

Ja detajet e reja që janë zbardhur nga ngjarja ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili i hodhi benzinë bashkëshortes

- Advertisement -

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili i hodhi benzinë dhe më pas i vuri zjarrin bashkëshortes së tij Melisa Trëndafili, 31 vjeçe, në mbrëmjen e së shtunës, më 31 Gusht. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të xhelozisë, ndërsa çifti prej rreth katër muajsh jetonin të ndarë. 45-vjeçari, sipas dëshmitarëve, njihej si një person që konsumonte shpesh alkool dhe manifestonte sjellje agresive. Në ditën e ngjarjes, pasi i vuri zjarrin bashkëshortes, ai është larguar në drejtim të paditur, ku ende nga policia e Korçës po kryhen kontrolle të shumta në banesat e të afërmve dhe vendet ku ai qëndronte, në kërkim të një negocimi për t’u dorëzuar.

Së fundmi, përmes një komunikimi zyrtar, rezulton se çifti nuk ka regjistruar pranë Gjykatës së Korçës çështjen për shkurorëzim, edhe pse prej 4 muajsh jetonin të ndarë. Policia në komunikatën për mediat deklaroi se çifti është në proces divorci. Melisa Trëndafili gjatë kësaj kohe jetonte me dy fëmijët e saj në një banesë në lagjen nr. 2 të Korçës. Sipas të dhënave, nuk rezulton që Melisa Trëndafili të ketë kërkuar urdhër mbrojtje ndaj 45-vjeçarit, por ndarja e çiftit duket se ka krijuar kushte për xhelozinë, që më pas ka shtyrë Bledar Trëndafilin të ndërmerrte aktin ekstrem.

31-vjeçarja në momentet e para të ngjarjes ka marrë ndihmën e parë nga një fqinj, i cili ndërhyri duke i larguar rrobat e përfshira nga flakët dhe më pas u transportua në spitalin e Korçës. Aty mori ndihmën e parë nga mjekët, për t’u dërguar më pas në repartin e djegieve plastike në QSUT. Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta nga aktorët politikë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit