Pëson infarkt gjatë drejtimit të automjetit në bulevardin “Republika”, përfshihet në aksident.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një shtetas, duke drejtuar një automjet tip Volkswagen, ka pësuar infarkt dhe është përplasur me një automjet tjetër. Drejtuesi është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje.