4 C
Pogradec
3.6 C
Korçë
2.4 C
Bilisht
3.2 C
Ersekë
2.4 C
Maliq
3 C
Liqenas
Friday, February 14, 2025

Korçë/ 51-vjeçari pësoi infrakt dhe vdiq në spital, policia deklaratë për media…

- Advertisement -


Sot, rreth orës 9:50, në bulevardin “Republika”, pikërisht në vendin ku ndodhemi, ka ndodhur një aksident rrugor, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Konkretisht, një automjet tip Volkswagen dhe një automjet tip Benz. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit Volkswagen, Julian Tusho, i cili, gjatë lëvizjes në drejtim të qendrës së qytetit, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është spostuar në korsinë e kundërt, ku është përplasur me automjetin tip Benz, i cili ka qenë i ndaluar.

Si pasojë, janë marrë masat e nevojshme për transportimin e tij në urgjencën e spitalit, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit Benz, sipas informacioneve paraprake, nuk ka konsumuar alkool dhe aksidenti ka ndodhur thjesht si rezultat i humbjes së kontrollit nga drejtuesi i mjetit Volkswagen.

Sipas të dhënave paraprake, duket se shkaku ka qenë një infarkt miokardi që ka çuar në humbjen e kontrollit dhe përplasjen e automjetit. Fillimisht, ka pasur pak panik mes qytetarëve, por janë marrë masat e menjëhershme nga policia rrugore për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dërgimin e menjëhershëm të viktimës në spital.


Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit