Ngjarje e rëndë në Korçë, bashkëshorti lyen me benzinë ish-bashkëshorten dhe i vendos flakën.
Mësohet nga burime paraprake se çifti janë në proces divorci. B.T (bashkëshorti) ka shkuar pranë banesës me qira ku jetonte ish-gruaja e tij, M.T dhe ka kryer aktin e rëndë. Gruaja 31-vjeçare është dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore nga mjekët, ndërsa policia është në kërkim të autorit pasi ai është larguar nga banesa.
Gruaja po pergatitet per tu derguar ne Tirane ne repartin plastik, ka djegie te shumta ne trup
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë), shtetasen M. T., 31 vjeçe.
Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi.
Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.