Pogradeci i Samuel Nikaj humbet në Lushnjë me rezultatin 1-0
Pogradeci i Samuel Nikaj luajti ndeshjen e rradhës sot kundër Lushnjës dhe doli me humbje në këtë transfertë me rezultatin 1-0.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Xhabrahimi me anën e një goditje me kokë në minutën e 20-të. Sulmuesi arriti të kthejë në gol një asist nga goditja e dënimit e cila u ekzekutua nga mbrojtësi Magani ku sulmuesi i shpëtoi bukur mbrojtjes.
Nga ana tjetër loja e pogradecarëve ishte në një ditë aspak të mirë ku munguan sulmet dhe nuk vunë asnjëherë në rrezik katërkëndorin e lushnjarëve.
Për liqenorët edhe organizimi i lojës ishte në një ditë të keqe ku mungonin pasimet e shkurtra për ndërtimin e aksioneve dhe moskoordinimi mes lojtarëve. Ndërkohë topat e gjatë që mbrojtja çonte drejt sulmit nuk u kthyen në rrezik për portën e mbrojtur nga Alimuçaj.
Duhet theksuar se pati raste në pjesën e dytë ku Topllari dhe Pere tentuan portën dy herë nga i njëjti pozicion por goditjet e tyre nuk shkuan drejt katërkëndorit.