Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e së enjtes në një fshat të Maliqit. Sipas burimeve, një 72-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Policia shpjegon se ka qenë babai i vajzës ai që ka bërë denoncimin, ndërsa sipas deklarimeve, ngjarja ka ndodhur në një kënd lojrash në afërsi të shkollës së fshatit.
Veprimet e turpshme ndaj vajzës së mitur (dyshohet se ka tentuar ta zhveshë) i ka parë një banore tjetër e zonës, e cila e ka larguar menjëherë vajzën nga vendngjarja. Mësohet se i moshuari, me inicialet P.L., jeton vetëm në të njëjtin fshat pasi bashkëshortja dhe fëmijët e tij jetojnë jashtë vendit. Policia po heton rastin, ndërkohë që 68-vjeçari është vënë në pranga.
Policia ka njoftuar:
“Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin P. L., 71 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 9-vjeçare.”

