7 maturantë të Shkollës “Tefta Tashko Koço” në Korçë zunë vendet e para në degët e Akademisë së Arteve ku konkuruan.
I lumtur dhe krenar që të rinjtë e talentuar korçarë që dalin nga bankat e Shkollës “Tefta Tashko Koço”, kanë një përgatitje të shkëlqyer profesionale dhe gjithnjë e më shumë lenë gjurmë jo vetëm në skenat kombëtare por edhe botërore.
Shumë suksese në karrierën e ndritur artistike! – shprehet nëpërmjet një postimi kryebashkiaku Filo.

