15.2 C
Pogradec
15.4 C
Korçë
14.3 C
Bilisht
14.5 C
Ersekë
14.7 C
Maliq
15.3 C
Liqenas
Thursday, April 16, 2026

Pogradec/ Fluks i lartë fëmijësh në pediatri, virozat “pushtojnë” qytetin, mbi 250 persona në ditë në spital…

- Advertisement -

Urgjenca spitalore dhe pediatria në Pogradec po përballen në ditët e fundit me një fluks të lartë të pacientëve me viroza.

Shefi i urgjencës pranë spitalit të Pogradecit, Genci Zyferi, tregon se çdo ditë kanë marrë ndihmë mjekësore mbi 140 pacientë, të cilët kanë manifestuar simptoma të temperaturës së lartë, diarresë dhe refluksit. Sipas tij, kjo ka qenë vera me fluksin më të lartë të pacientëve, për shkak edhe të rritjes së numrit të popullatës. Moshat më vulnerabël, sipas mjekut, janë kryesisht ato të tretat.

Fluks i lartë i pacientëve është regjistruar edhe në pediatrinë e Pogradecit, ku mbi 120 fëmijë në ditë kanë paraqitur simptoma të virozës dhe janë trajtuar pranë këtij reparti. Edhe për Liçkollarin, ky është sezoni që ka pasur fluksin më të lartë të rasteve që paraqiten pranë kësaj pediatrie.

Sipas informacionit, edhe në urgjencën e spitalit rajonal të Korçës gjatë kësaj periudhe ka pasur një shtim të rasteve, ndërkaq mjekët apelojnë për një dietë të shëndetshme me fruta dhe perime të freskëta dhe shmangien e ushqimeve të konservuara. Gjithashtu, rekomandohet qëndrimi në sa më pak kohë në diell.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit