20.1 C
Pogradec
18.8 C
Korçë
19 C
Bilisht
18.3 C
Ersekë
18.1 C
Maliq
20.6 C
Liqenas
Sunday, June 21, 2026

SKËNDERBEU/ Zbardhen dy javët e ardhshme. Ja kur luhet ndaj Partizanit dhe Vllaznisë…

- Advertisement -

Burimi: Revista Monitor

Ndërkohë që tashmë është sfumuar ndeshja e javës së parë, menjëherë janë zbardhur zyrtarisht dy javët në vazhdim për Skënderbeun, pra java e dytë dhe e tretë.

Në javën e dytë Skënderbeu do të luajë në transfertë me Partizanin dhe kjo ndeshje do të luhet këtë të diel në datë 25 gusht dhe do të startojë në orën 20:00 në mbrëmje te “Arena e Demave”.


Më pas në javën e tretë Skënderbeu do të rikthehet të luajë në shtëpi, këtë herë do të presë Vllazninë në stadiumin “Skënderbeu”. Kjo ndeshje zyrtarisht do të luhet të shtunën e 31 gushtit dhe do të starojë po në orën 20:00 të mbrëmjes.

Me javën e tretë do të mbyllet edhe muaji gusht, ndërkohë që më pas do të ketë 10 ditë pushim për shkak të grumbullimit të kombëtares dhe Skënderbeu do të rikthehet më 11 shtator në fushë me një tjetër ndeshje në shtëpi ku do të presë Teutën, por orari dhe data se kur do të luhet java e katërt nuk është zbardhur akoma zyrtarisht.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit