Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal:
-për një 15-vjeçar, pasi dyshohet se zjarri që ka ndezur në lagjen nr. 3, për të djegur mbeturina, ka dëmtuar pjesërisht, një automjet të parkuar në afërsi të vendit ku është ndezur zjarri.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

