
Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në të dalë të Pogradecit në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë.
Sipas informacioneve të para mësohet se një motomjet ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i motomjetit është dërguar në spitalin e Pogradecit. Sipas informacioneve nga spitali drejtuesi është në gjëndje të mirë shëndetësore. Do ti nënshtrohet një kontrolli por është mirë.