11.2 C
Pogradec
10.9 C
Korçë
10.1 C
Bilisht
10.1 C
Ersekë
10.2 C
Maliq
11.2 C
Liqenas
Wednesday, April 15, 2026

Pogradec/ Maratona e Notit “Agron Ruvina”, sjell 60 notarë nga i gjithë vendi. Ja kush fitoi…

- Advertisement -

Për të katërtin vit radhazi në Pogradec është zhvilluar maratona e notit “Agron Ruvina”, eventi më i rëndësishëm i sporteve ujore në vend. Mbi 60 pjesëmarrës të moshave nga 15 deri 82 vjeç garuan në 3 kategori, përgjatë një vijë 1 km ujore në Liqenin e Pogradecit. Këtë vit pjesëmarrësit ishin notarë nga ekipet e Shkodrës, Tiranës, Elbasanit dhe Vlorës.

Për kategorinë Fëmijë deri në 14 vjeç, Viki Tafruku nga Shkodra dhe Jakob Çindoli nga Elbasani arritën të kalonin bashkëmoshatarët e tyre duke prekur të parët finishin. Ndërsa Emi Kariqi dhe Danjel Danjo nga Tirana ishin të parët në kategorinë e të rinjve dhe të rriturve. Fituesi i vendit të parë, Danjel Danjo, u shpreh se ndihet krenar për pjesëmarrjen në këtë event.

Për kategorinë e veteranëve, Enkeleda Tupa nga Pogradeci dhe Andi Kongoli arritën të përfundonin të parët garën e notit. Tupa u shpreh se noti në Pogradec është një nga gjërat e para që mësohet nga çdo njeri, ndërsa vlerësoi maratonën. Kampioni Kongoli nga Pogradeci ruan kujtime të shumta nga rinia e tij.

82-vjeçari Sulejman Poda, njëri prej notarëve elitarë në vend, ka vite që trajnon notarë të rinj. Për të, mosha është vetëm një numër, dhe në këtë maratonë ai sfidoi veten përsëri.

Njëri prej organizatorëve, Sotiraq Iftica, foli për çmimet dhe pjesëmarrjen në këtë maratonë. Iftica, një ish-rekordmen, e konsideroi këtë event si një sukses të arritur, dhe theksoi se maratona e notit “Agron Ruvina” po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje nga viti në vit. Organizimi për vitin e ardhshëm pritet të jetë më i gjerë, me pjesëmarrje ndërkombëtare.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit