11.2 C
Pogradec
10.9 C
Korçë
10.1 C
Bilisht
10.1 C
Ersekë
10.2 C
Maliq
11.2 C
Liqenas
Wednesday, April 15, 2026

Policia e referoi ‘vrasje me dashje’, prokuroria zbuti akuzën’ për vrasësin e Egli Progës! Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nis verifikimin

- Advertisement -

Tirane- Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë i ka kërkuar informacion Prokurorisë dhe Gjykatës së Korçës për të bërë verifikimet lidhur me procedurat që janë ndjekur për hetimin e vrasjes së Egli Progës, informon gazetari i Report Tv e Shqiptarja.com Sokol Dema.

42 vjeçari u vra më 10 gusht 2024 pranë lokalit të tij në Pogradec, ndërsa për autor është arrestuar Denis Meçe, të cilit prokuroria e Korçës ia ndryshoi akuzën nga ‘vrasje me dashje’ në ‘vrasje nga pakujdesia”

Prokurorja e çështjes, Vasjana Postol zbuti akuzën për 29-vjeçarin Denis Meçe. Policia e kishte referuar ngjarjen si vrasje me dashje, akuzë që dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg. Por, rrahja brutale për vdekje që Denis Meçe i ka bërë Egli Progës, për prokuroren e çështjes Vasjana Postol është cilësuar si vrasje nga pakujdesia. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vjet. Autori është nipi i Valter Gora, ish-drejtor i Postës Shqiptare.

Shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit