9.1 C
Pogradec
9.7 C
Korçë
8.4 C
Bilisht
9.4 C
Ersekë
8.9 C
Maliq
9.3 C
Liqenas
Sunday, March 15, 2026

Nga Armand Braho: Vrasësit nuk janë vetëm ata me armë, por edhe ata që mundohen të mbulojnë një krim!

- Advertisement -

Sot kuptova që, media e ka fajin që u vra një i pafajshëm në Pogradec, se tha që në fillim edhe kur burimet paraprake e konsideruan si ngjarje aksidentale, që kishim të bënim me një ngjarje që po fshihet dhe nuk ishte ashtu siç duket. Gjithashtu kuptova që ambulanca ishte aty aq shpejt sa s’thuhet. Gjithashtu se fajsimi i të “pafajshmëve” të policisë na cënon turizmin, madje ky ishte faji më i madh i medias.

Duket se ka faj dhe vetë i ndjeri i cili nuk i ra rugës së gjatë për të shkuar në shtëpi, por shkoi nga rruga e zakonshme dhe aty u rrah për vdekje edhe për këtë ai ka faj!

Kjo situatë nuk mund të eci kështu në një vend të shpifur, ku vrasësit nuk janë vetëm ata që kanë armë, por edhe ata që mundohen të mbulojnë dhe stërëmbulojnë një krim, i cili nga përmasat është kolektive.

Sot u paralajmëruan padi për ata që “dezinformuan”, mos vallë çdo njeri duhet të duartrokiste policinë e cila njoftoi pas më shumë se 16 orësh që kishim një vrasje në mes të qytetit, në sy të gjithë botës, në rrugën më të populluar të Pogradecit, ku as në një sekond nuk mbetet bosh? Mbase kanë të drejtë! Duhet të paditemi, sepse nuk u bëmë palë me krimin, sepse nuk u ulëm për kafe as me përfaqësuesit e policisë të cilët do të na “ushqenin” me lajme sipas oreksit, e as me palën e autorit! Patejtër kjo çështje nuk përfundon këtu, fati i madh është që ka një gjykatë ndërkombëtare, se me këto gjelltoret mjerë populli…

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit