14.4 C
Pogradec
14.6 C
Korçë
14 C
Bilisht
13.5 C
Ersekë
13.8 C
Maliq
14.9 C
Liqenas
Friday, April 25, 2025

Zjarri i fuqishëm në Malin e Thatë, mbi 70 trupa në terren. Pritet ndërhyrja nga ajri…

- Advertisement -

Këtë mëngjes ka rënë intensiteti i flakëve. Ditën e sotme do të shihet më qartë nëse do të ketë përkeqësim të situatës për shkak të erës; nëse po, do të ketë ndërhyrje nga ajri. Vatrat aktuale janë të veçuara nga njëra-tjetra dhe po mbahen nën kontroll. Zjarri është në një territor të thyer dhe në një distancë të largët nga zonat e banuara.

Prej orës 05:30 të mëngjesit të sotëm, të gjitha forcat janë angazhuar në terren. Në terren sot kanë zbritur rreth 70 forca të shërbimit të MZSH-ve, Forcave të Armatosura të Repartit Ushtarak Drenovë (Korçë), Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor, etj. E gjithë sfida është të mos preket bimësia e lartë; forcat po bëjnë të pamundurën për të izoluar flakët dhe për të ngushtuar perimetrin.

Sipërfaqja e djegur deri tani, sipas vlerësimeve të përafërta, është rreth 200 hektarë, ku pjesa më e madhe është me kullota dhe një pjesë e vogël e sipërfaqes është prekur nga kurora e gjelbër.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit