Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. K., banues në fshatin Miras, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur 370 rrënjë arre në pronësi të një shtetasi tjetër.

