Pogradec: Shpërthen bombla e gazit dërgohet në spital një grua.
Ngjarja ka ndodhur në qëndër të qytetit të Pogradecit në zonën e quajtur axhensia në katin e dytë të një pallati.
Në vendngjarje një mjet zjarrfikse dhe policia që do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shpërthimi ka qënë i fuqishëm.Dritaret e banesës kanë përfunduar në rrugë.Duhet të kujtojmë se është një nga lagjet më të populluara të Pogradecit me biznese të ndryshme.
Fatmirësisht nuk ka patur kalimtarë të dëmtuar.
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec, në banesën e shtetases E. P., 71 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar 71-vjeçarja, e cila aktualisht po merr mjekim në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

