1.6 C
Pogradec
1.8 C
Korçë
2 C
Bilisht
0.2 C
Ersekë
0.8 C
Maliq
2.5 C
Liqenas
Wednesday, February 18, 2026

Miqësorja Skënderbeu-Pogradeci/ Liqenorët fitojnë në Korçë. Lexoni…

- Advertisement -

Skënderbeu-Pogradeci 1-2

Shënues: Xhixho 91’ (11-m) / Pere 29’, Topllari 47’

Skënderbeu: Roko, Shaqe, Zenullari, Vaskez, Lamellari, Pecani, Krasniqi, Xhixho, Grezda, Franklin, Çuçka. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Pogradeci: Angjelofski, Hysenllari, Pere, Ivani, Kastrati, Pengu, Cipiano, Danland, Qeleshi, Topllari, Beçka. Trajner: Samuel Nikaj

Skënderbeu dhe Pogradeci kanë luajtur sot një ndeshje miqësore, ku padyshim që për trajnerin Ivan Gvozdenoviç dhe stafin e tij shërbeu për të parë lojtarët që kanë luajtur më pak deri në këto momente.

Me një formacion të sajuar me lojtarë të formacionit të dytë, Skënderbeu kishte përballë Pogradecin që nga ana e vet thuajse ishte në fushë me formacionin më të mirë të momentit.

Ndeshja në 15 minutat e para nis e qetë dhe pa shumë raste në zonën e 16 metrave të fundit. Asnjë gjuajtje në kuadrat për të dy skuadrat edhe kur kronometri shënoi 25 minuta lojë.

Në minutën e 26-të është Franklin Kamleu që provon nga jashtë zone, por gjuajtja e tij përfundon jashtë kuadratit.

Në minutën e 29-të Pogradeci fiton një 11-metërsh, ndërkohë që gjuan Danland nga pika e bardhë dhe pret Roko, atje Pere i Pogradecit përfiton nga përgjumja e bardhekuqve gjuan sërish dhe 1-0 për Pogradecin. 

Edhe në minutat e mëpasme Skënderbeu pavarësisht se shkon më shumë në portën e Pogradecit është i paqartë.

Me fitoren e Pogradecit 1-0 është mbyllur edhe pjesa e parë e takimit miqësor.

Pjesa e dytë nis menjëherë me gol për miqtë. Është minuta e 47-të, dhe një kros nga krahu i djathtë i sulmit, ku Topllari kërcen me kokë i pambuluar dhe 2-0 për Pogradecin.

Një tjetër rast për Pogradecin pak minuta më vonë dhe duket se edhe pjesa e dytë filloi mirë për miqtë.

Në minutën e 60-të për herë të parë me Skënderbeun aktivizohen edhe dy blerjet e fundit Nerguti dhe Tare. Madje vetëm 1 minutë pas futjes në fushë Nerguti për Skënderbeun ka një rast ideal, gjuan me kokë dhe grushton portieri pogradecar.

Skënderbeu e mban në gjysmëfushë Pogradecin pas këtij momenti, por sërish në 16 metrat e fundit bardhekuqtë vuajnë gjuajtjen në kuadrat.

Në fundin e takimit Skënderbeu fiton një 11-metërsh që kthehet në gol nga Xhixho dhe përfundimisht 1-2 për Pogradecin, në një miqësore që në fakt miqtë dhanë 100% në fushë, ndërkohë që vendasit dukeshin si në stërvitje.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit