8.4 C
Pogradec
9.2 C
Korçë
8.4 C
Bilisht
7.6 C
Ersekë
8.8 C
Maliq
8.9 C
Liqenas
Friday, January 16, 2026

Sezoni veror mbush qytetin e Pogradecit plotë me vizitorë vendas dhe të huaj

- Advertisement -

Tashmë jemi përballë faktit që Pogradeci pa dyshim është qyteti më i frekuentuar gjatë këtij sezoni. Turistë të shumtë vendas dhe të huaj zgjedhin këte qytet për klimën, kulinarinë, aktivitetet kulturore dhe cmimet tepër konkuruese.

Pogradeci tashmë ka hyrë edhe në destinacionet që zgjidhet nga të huajt. Ata shprehen tepër te mahnitur me këtë qytet.

Nënkryetarja e bashkisë Entela Gusho tha se qyteti tashmë është në fazën e zhvillimit të turizmit kulturor ndërsa rezervimet janë mbyllur deri në 15 shtator. Sipas Gushos pushteti vendor ka kryer dhe monitorime në biznese për të shmangur rritjet e cmimeve.

Sipas te dhenave nga bashkia  Pogradec, rezultojnë të regjistruar zyrtarisht rreth 1800 shtretër të hotelerisë, bar- restorant- hotel 41 të tillë, bujtina 14, bar dhe restorant 77 dhe rreth 1900 banesa me qytetarë jorezident.

Megjithëse numri i shtretërve në këtë qytet është disa herë më i lartë nga të dhenat e ofruara nga pushteti vendor dhe një pjesë e konsiderueshme e këtyre subjekteve kanë mungesa në personel.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit