Ditën e djeshme qyteti i Pogradecit mirëpriti ekspozitën e piktorit Sadik Kasa. “Stinët” është titulluar ekspozita e cila është hedhur në telajo për të përshkruar përmes ngjyravë stinët e bukura të vitit.
Sipas piktorit Sadik Kasa në Pogradec i gjen të gjitha stinët ndryshe nga vendet e tjera të Shqipërisë. Ndërkohë ai u shpreh se në ekspozitë janë të ekspozuara 40 piktura kryesisht peisazhe dhe në krye të tyre një portret i nënës së tij për ta pasur gjithmonë pranë.
Ermir Hoxha tregon që të gjithë peisazhistët shqiptar që merren me natyrën e bukur shqiptare janë një përqasje që pati piktori Vangjush Mio në vitet 30.
Ekspozita pritet të qëndrojë e hapur deri në fund të Gushtit duke i ofruar vizitorëve mundësinë të shohin nga afër bukurinë e stinëvë shqiptare përmes penelit të Sadik Kasës.