Pogradeci për 3 ditë do të jetë kryeqendër e festivaleve, argëtimit dhe kulinarisë së peshkimit. Për herë të parë ka ngritur siparin Festivali i Peshkatarëve në të cilin fokus është njohja e traditës sidomos tani ku Pogradeci është i mbushur nga pushuesit.
Jo rastësisht Pogradeci është zgjedhur për këtë festival pasi kemi të bëjmë me vendin ku peshkimi ka lindur më herët në Europë.
Sinkron- Gjergj Luca- Organizator
Në stendat e festivalit u paraqit krapi i Shkodrës dhe Pustecit peshku i detit nga Rozafa dhe Korani dhe Belushka i Pogradecit.
Pas 35 vitesh të rikthyer në Pogradec parodistët e Vlorës thanë se qyteti është i mbushur nga turistë dhë se cmimet e freskia konkurojnë ndjeshëm jugun.
Organizatori tjetër Bledi Mane tha se në të 3ja netët përvec artistëve të shumtë që do të performojnë do të ketë edhe dhurata për ver qytetarët, të cilët do të blejne produktet e peshkut në stendat e hapura.
Nata e parë solli shumë dhurata dhe emocione për pogradecaret dhe jo vetëm te cilët e mbushën odeonin plotë.