14.2 C
Pogradec
14.9 C
Korçë
14.4 C
Bilisht
13.7 C
Ersekë
14 C
Maliq
14.8 C
Liqenas
Wednesday, May 13, 2026

Korçë/ Qetësohet situata e zjarreve në Qark, një vatër e shuar dhe një në kontroll…

- Advertisement -

Nga strukturat operacionale të Bashkisë Maliq në bashkëpunim me forcat e ushtrisë gjatë ditës së djeshme u punua për izolimin dhe fikjen e zjarrit në ekonominë pyjore Bode-Gorë. Pavarësisht punës së bërë, për shkak të erës dhe llojit të bimësisë, pasdite pati riaktivizim në dy vatra, të cilat vështirësuan ndërhyrjen e forcave.

Sot në mëngjes situata është disi më e qetë dhe zjarri digjet në brendësi. Në vatrën e zjarrit kanë mbërritur 27 ushtarë të Rep.Usht.1033 Drenovë, 15 punonjës nga Shërbimi Pyjor, 11 nga MZSH-ja Maliq dhe 5 punëtorë nga Njësia Administrative Gorë, të cilët do të mbajnë në kontroll vijën e mbërritur në varësi të agravimit të mëtejshëm të zjarrit gjatë orëve të pasdites dhe vështirësive që mund të krijohen, pasi ndërhyrja e forcave shpeshherë vështirësohet.

Zjarri i rënë në orët e vona të ditës së djeshme në fshatin Pleshisht të Njësisë Administrative Trebinjë, Bashkia Pogradec, është fikur rreth orës 24:00 nga ndërhyrja e forcave që u angazhuan për këtë qëllim.

Është komunikuar vazhdimisht me drejtuesit e bashkive dhe të institucioneve shtetërore në nivel vendor për një vëmendje të shtuar lidhur me situatën e krijuar dhe mbajtjen në gatishmëri të kapaciteteve operacionale për ndërhyrje në rast nevoje.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit