Burimi: Korca Boom
Ndërkohë që Skënderbeu duket se e ka mbyllur merkaton e verës përsa i përket shitjeve të futbollistëve, ai që është kërkuar shumë në këtë merkato vere, por edhe në merkaton dimërore që kaloi, Ermir Rashica, do të mund të largohet vetëm nëse do të vijë një ofertë e “çmendur”.
Në të kundët sulmuesi kryesor i Skënderbeut do të duhet të qëndrojë edhe për një sezon tjetër bardhekuq. Burime pranë klubit bëjnë me dije se Rashica pritet të rritet edhe më shumë nga ana profesionale dhe sigurisht që edhe çmimi do të rritet edhe më shumë.
Për futbollistin nga Mitrovica ka pasur shumë oferta gjatë kësaj periudhe, por asnjëra nuk ishte atje ku duhej që Skënderbeu të tundohej dh eta shiste futbollistin e talentuar.
Nga ana tjetër duke qenë se është paksa e vështirë për të gjetur një sulmues “race” kjo ka bërë që drejtuesit ti mbyllin “dyert” e merkatos në dalje të paktën për momentin.
Të shohim nëse deri në datën 31 gusht do të kemi ndonjë ofertë që te Skënderbeu e quajnë vërtet të “çmendur” apo jo, por që duke parë edhe kontigjentin me shitjen e 3 lojtarëve merkatoja në dalje quhet e mbyllur.