Problemi me vaditjen në Çërravë!
Ka disa çështje që duhen ngritur sa I përket situatës me vaditjen e tokave bujqësore në Çërravë.
E para një pjesë e tokave që mund të vaditeshin nga rezervuari I pazarit nuk janë vaditur, e gjitha si pasojë e papërgjegjshmërisë së institucioneve lokale.
Është e papranueshme (por edhe shumë e ulët) që një person (të gjithë e dinë se për kë bëhet fjalë) të mos lejojë lëshimin e ujit për shkak se e trajton rezervuarin si vaskë peshku.
Zotëria në fjalë nuk ka pikë lidhje me atë rezervuar.
E dyta, mospastrimi I kanaleve vaditëse dhe rezervuarit tregon papërgjegjshmëri dhe mosshqetësim për hallet e njerëzve nga ana e drejtuesve lokalë. Kostoja për pastrimin e kanaleve dhe llumit të rezervuarit është pothuajse e papërfillshme.
Papërgjegjshmëria e drejtuesve dhe tekat e një personi bëjnë që të vuajë një fshat I tërë. Kjo është e papranueshme dhe kriminale do thoja, duke qenë se një pjesë e madhe e njerëzve e kanë të varur ekonominë e tyre nga bujqësia.
Kevi Muçllari

