3.8 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
2.5 C
Bilisht
2.4 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
3.7 C
Liqenas
Friday, March 13, 2026

Bledi Orhani pogradecari që garoi në Maratonën Enkelana për gjithë pacientët e dializës. Orhani: “Ja kam arritur më së miri!”

- Advertisement -

Maratona Enkelana shërbeu jo vetëm për garën mes atletëve, por edhe për kauza të ndryshme. Për pacientët e hemodializës, ka garuar Pogradecari Bledi Orhani, i cili dikur ishte edhe ai pacient i kësaj terapie dhe disa muaj më parë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për transplantimin e veshkës. Evente të tilla sportive shërbejnë edhe për të promovuar apo mbështetur kauza të caktuara.

“Ndihem shumë mirë, pak i lodhur por erdha për të sfiduar veten. Vrapi ishte i bukur dhe u kënaqa. Ishte hera e parë për mua pasi herët e tjera nuk kam mundur të marr pjesë për shkak të problemeve që kam pasur me veshkat. Në dhjetor 2023, kam kryer transplantin e veshkës dhe pas konsultave me mjekët, këtë vit mora lejen për të marrë pjesë. Qëllimi ishte të përfaqësoj personat që janë duke kryer terapinë e hemodializës, të cilët e kanë të pamundur fizikisht të vrapojnë kaq shumë, dhe mendoj se ja kam arritur më së miri,” tha Bledi Orhani.

Mes më shumë se 500 garuesve nga vende të ndryshme, Bledi Orhani ishte atleti që vraponte për persona të cilët nuk munden. Në garën e 21 km mori pjesë edhe një tjetër atlet, i cili për vite me radhë ishte në gjendje kome, ndërsa me përmirësimin e shëndetit u rikthye në garim.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit