12.3 C
Pogradec
12.1 C
Korçë
11.8 C
Bilisht
10.9 C
Ersekë
11.1 C
Maliq
13 C
Liqenas
Monday, April 20, 2026

Pogradec/ Maratona e bebeve, emocione dhe surpriza. Qyteti gumëzhin nga fëmijët

- Advertisement -

Për të dytin vit radhazi zhvillohet maratona e bebeve në qytetin bregliqenor të Pogradecit. Fëmijë nga e gjithë Shqipëria bëhen bashkë dhe garojnë me hapat e tyre të parë.

Sipas organizatores Lida Sinani këtë vit janë sjellur risi të reja, më shumë aktivitete si shfaqje me balerinë, animatorë, teatri i kukullave, përralla dhe filma vizatimorë. Gara e bebeve do të përfshijë moshat nga 6 muaj në 24 muaj.

Gara është ndarë në 3 raunde: fëmijët që ecin këmbadoras, fëmijët që sapo kanë filluar të ecin dhe fëmijët 2 vjeç të cilët mund të quhen vrapues të vërtetë. Ndërkaq për bebet fituese do të ketë dhurata të ndryshme.

Sipas nënkryetares së Bashkisë Entela Gusho, këto lloj aktivitetesh fizike duhen nxitur nga prindërit tek fëmijët pasi janë motiv i mirë që fëmijët të rriten shëndetshëm dhe të edukohen qysh në vogëli.

Maratona e bebeve është e para në llojin e saj që zhvillohet në Shqipëri dhe do të mbahet për 3 ditë radhazi ku dita e sotme në orën 19:00 do të jetë më e rëndësishmja pasi bebat do të garojnë për të fituar çmime.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit