9.6 C
Pogradec
9.4 C
Korçë
8.8 C
Bilisht
8.9 C
Ersekë
8.3 C
Maliq
10.2 C
Liqenas
Monday, April 20, 2026

Gjykata lë në burg dy abuzuesit e 16-vjeçares nga Maliqi…

- Advertisement -

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e arrestit me burg për Marsel Baçin dhe Selam Hyka, të cilët akuzohen për vepra të rënda penale. Marsel Baçi, 26 vjeç, nga fshati Podgorie, Maliq, akuzohet për “Shfrytëzimin e prostitucionit,” pasi dyshohet se shfrytëzonte një vajzë 16-vjeçare për prostitucion.

Selam Hyka, 41 vjeç, nga fshati Leminot, Maliq, akuzohet për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Sipas kallëzimit të vajzës së mitur, Hyka ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe i ka dhënë para gjatë muajit qershor të vitit 2024. Këto akuza janë ngritur bazuar në veprimet hetimore dhe dëshmitë e dhëna në prani të psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit