13.7 C
Pogradec
13.8 C
Korçë
12.7 C
Bilisht
13.2 C
Ersekë
13.2 C
Maliq
13.7 C
Liqenas
Sunday, April 19, 2026

Korçë: Rritet tarifa e ujit, Seidolli: Rritja është abuzive. Filo: Kompania është në difiçit…

- Advertisement -

Këshilli Bashkiak i Korçës, ka miratuar ditën e djeshme rritjen e tarifave dhe çmimit të ujit të pijshëm për abonentët familjarë. Në një mbledhje me debate të forta, ky projektvendim është votuar me 20 vota pro nga 27 këshilltarë të pranishëm.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo, u shpreh se rritja duhet bërë për shkak të bilancit negativ në kompaninë e Ujësjellësit, e cila vitet e fundit ka dalë me humbje. Ndërkaq përpos kësaj, investimet dhe kostot operative janë rritur dhe duhet që kjo barrë të kalojë tek konsumatori.

Mes debatesh të shumta është shoqëruar kjo mbledhje, ku këshilltarët e opozitës e kanë konsideruar kryebashkiakun Korçar si zëdhënës të ndërmarrjes, ndërsa shtuan se shumë fshatra janë pa ujë ende në bashkinë e Korçës. Këshilltari i opozitës Elvin Bregu, akuzoi njëherazi se ka shumë të punësuar fiktivë në ndërmarrjen e ujësjellësit.

Këshilltarja e Partisë së Lirisë Ismeralda Seidolli, për mediat deklaroi se rritja e tarifave vjen në një moment kur qytetarët janë në vështirësi ekonomike. Sipas saj, ka rritje për tarifat e ujit në më shumë se 50% të vlerës, e cila rëndon në xhepat e banorëve sidomos të zonave rurale.

Mbledhja e këshillit bashkiak të Korçës kaloi me diskutime dhe debate të forta mes këshilltarëve, por në fund u vendos rritja e këtyre tarifave të ujit, për qytetin dhe fshatrat e Korçës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit