10.7 C
Pogradec
11.3 C
Korçë
10.6 C
Bilisht
10.2 C
Ersekë
10.4 C
Maliq
11.4 C
Liqenas
Friday, April 25, 2025

Takaj-Gvozdenoviç planet e fundit për merkaton e Skënderbeut!

- Advertisement -

Merkatoja e Skënderbeut ka javë që ka filluar, por tashmë në këto momente duket se drejtuesit janë të kujdesshëm për të afruar ata që duhen edhe lojtarë me përvojë, kjo edhe për shkak se ka pak vende bosh dhe dy apo tre afrimet e fundit do të jenë futbollistë që do të bëjnë punë për formacionin.

Deri tani ka shumë talente të afruar te Skënderbeu, strategji kjo e kahershme e këtij Skënderbeu, ndërkohë që pritet që gjatë këtyre ditëve të kemi edhe një tjetër takim mes trajnerit Ivan Gvozdenoviç dhe presidentit Ardjan Takaj.

Njëshi i klubit pritet që gjatë ditës së nesërme të mbërrijë në juglindje ku do të shikojë edhe njëherë të tijtë, por do të qëndrojë për të parë edhe miqësoren e së mërkurës ndaj Vorës.

Presidenti Takaj ka kohë që në tavolinën e tij po studion elementet e shumtë që kanë kërkuar të jenë pjesë e Skënderbeut dhe pritet të diskutojë edhe me trajnerin për dublimet e çdo reparti duke filluar nga mbrojtja deri në majë të sulmit.

Qysh pas përfundimit të sezonit të kaluar deri në këto momente Takaj dhe Gvozdenoviç janë takuar disa herë mes tyre dhe një pjesë e kërkesave që ka pasur trajneri tashmë janë në skuadër.

Cilat do të jenë risitë e merkatos së këtyre momenteve kjo mbetet për t’u parë. Drejtuesit me pak fjalë po bëjnë planet e fundit të merkatos që më pas të punohet me mendjen vetëm te starti i sezonit të ri që do edhe më pak se një muaj që të ngrejë siparin e këtij viti.

Burimi:Korca Boom

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit