Një protestë e thirrur ditën e sotme është zhvilluar pranë kryqëzimit të Libonikut në Maliq ku fermerë të zonës në shenjë proteste dolën së bashku me mjetet e tyre dhe bllokuan përkohësisht aksin rrugor që lidh Drithasin me Maliqin.
Produktet e ngelura në stok prej vitesh, mungesa e tregut dhe subvencionimit dhe mos ndërhyrja e shtetit për të rregulluar sektorin bujqësor kanë qenë disa nga pikat për të cilat u zhvillua kjo protestë.
Protesta është shoqëruar me tensione të shumta në përfundim të saj ku vet drejtori i policisë së qarkut ka dhënë urdhër policisë së shtetit që me forcë të largojë protestuesit për të hapur rrugën. Nga ana tjetër të shtyrave të drejtuesit të policisë nuk i ka shpëtuar as efektikët të ngarkuar me mbarëvajtjen e protestës.
Protesta që zgjati rreth 1 orë u shpërnda pas ndërhyrjes së policisë. Ndërsa sipas vetë protestiesve nga ana e fermerëve pati dhe të shoqëruar në polici. Kjo është protesta e disatë që fermerët e zonës së Maliqit realizojnë për shkak të mosmbështetjes të sektorit bujqësor. Ndërkaq protestiesët paralajmërojnë për vazhdimësinë e protestës