12.6 C
Pogradec
13.4 C
Korçë
12 C
Bilisht
14.9 C
Ersekë
12.3 C
Maliq
13.3 C
Liqenas
Thursday, November 7, 2024

Lin: Vijojnë kërkimet arkeologjike në palafitin më të vjetër në Europë. Arkeologët gjejnë…

- Advertisement -

Për të katërtin vit radhazi, vijojnë kërkimet arkeologjike në sitin Lin3. Kërkimet udhëhiqen nga profesori i njohur dhe arkeologu Ardian Anastasi dhe profesori Albert Hafner. Vitin e kaluar, kërkimet faktuan vendbanimin palafit të Linit si më i vjetri në Europë, ndërsa këtë vit grupi i arkeologëve vazhdon të mbledhë materiale në shtresën kulturore.

Profesor Adrian Anastasi tha se të gjitha të dhënat kanë një mbrojtje dhe një konservim të mirë, duke siguruar kështu informacion shumë të rëndësishëm për jetesën e atëhershme. Sipas tij, Shqipëria është një ndër vendet që ka numrin më të madh të vendbanimeve ujore.

Profesor Ilir Gjepali foli për rëndësinë e kërkimeve në vazhdim të palafitit në Lin dhe shtoi se përmes punës që ende po vazhdon, thellohen dhe precizohen të dhënat e dala nga kërkimet e mëparshme.

Profesori Hafner theksoi se vendbanimet me tipologji të tilla arkeologjike, që janë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, janë tepër të rralla. Ai potencoi se vendbanimi është më i vjetri i këtij lloji në Europë.

Albert Hafner: “Ne duam të zbulojmë si jetonin njerëzit përreth liqenit këtu. Vendbanimi është 8000 vjeçar, pra 6000 vite para Krishtit, dhe mund të konfirmojmë tani që kemi 2000 vjet aktivitet vendbanimi këtu në Lin. Kjo tipologji sitesh arkeologjike për zonën e Alpeve është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe janë shumë të pakta vendbanimet nënujore. Madje, ishte i pari që u bë pjesë e listës së trashëgimisë botërore. E njëjta gjë vlen edhe këtu me këtë zbulim, ku vlen të themi se vetëm në sitet ku kemi konservimin e drurit mund të aplikohen disa teknika të dendrokronologjisë. Ndaj këto janë site të rralla.”

“Ne mund të konfirmojmë tashmë atë që thamë vitin e kaluar për zbulimin dhe synojmë të aplikojmë dendrokronologjinë për më shumë detaje. Vendbanimi i zbuluar është më i vjetri në Evropë sa i takon vendbanimeve në zonat liqenore, pra është një zbulim i jashtëzakonshëm.”

Kërkimet arkeologjike janë shtrirë në pothuajse të gjithë rajonin e Korçës, ku më i suksesshmi mbetet vendbanimi i Linit. Puna pritet të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, ku do të zbulohen përveç datimeve konkrete edhe të dhëna shumë të rëndësishme mbi jetesën e banorëve më shumë se 8 mijë vjeçarë. Ndër objektet më të veçanta të gjetura janë një thikë stralli, dy unaza kockash dhe një skelet njeriu i ri në moshë, të gjitha të ekspozuara.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit