16.6 C
Pogradec
16.8 C
Korçë
16.2 C
Bilisht
15.2 C
Ersekë
16.1 C
Maliq
17.1 C
Liqenas
Friday, April 25, 2025

Gjykata e Korçës vendos “Arrest Shtëpie” për 71-vjeçarin Edmond Naska, që terrorizoi Korçën. Shkak problemet shëndetësore…

- Advertisement -

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e arrestit me shtëpi për 71-vjeçarin Edmond Naska, i cili dy ditë më parë terrorizoi banorët e lagjes 16 të qytetit të Korçës.

Prokuroria ka kërkuar këtë masë për shkak të moshës së të akuzuarit dhe gjendjes së tij shëndetësore, gjë që është pranuar edhe nga gjykata. Veç moshës, faktori që i moshuari vuan nga probleme të shëndetit mendor ka ndikuar në zbutjen e masës së arrestit.

Kujtojmë se dy ditë më parë, i moshuari ka qëlluar në ajër nga ballkoni i shtëpisë së tij dhe ka bërë rezistencë ndaj policisë për rreth dy orë, duke kërcënuar se do të hapte sërish zjarr. Njësitë speciale RENEA kanë negociuar me 71-vjeçarin për t’u dorëzuar.

Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk pati asnjë të lënduar.

Njoftimi i gjykatës:

Nisur nga interesi i treguar prej Jush për rastin bëjme me dije se: Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 19.07.2024 ora 09:45 seanca me objekt: “Vleftësim arresti në flagrancë, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasit E.N., 70 vjeç, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajte pa leje dhe prodhimi të armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishje e qetësisë publike” parashikuar nga nenet 278/1 dhe 274 të Kodit Penal, ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” për këtë shtetas.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit