9.1 C
Pogradec
9.7 C
Korçë
8.4 C
Bilisht
9.4 C
Ersekë
8.9 C
Maliq
9.3 C
Liqenas
Sunday, March 15, 2026

Angjellari promovon dy librat e tij në Pogradec. Romanet dedikuar lexuesve të rinj.

- Advertisement -

Të premten, qyteti i Pogradecit priti promovimin e dy librave të rinj nga autori vendas Thoma Angjellari: tregimet e përmbledhura në “Golden Age” dhe romani “Brenga e Ndarjes”.

Angjellari, i cili ka shkruar këto vepra gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shpjegoi se vendosi t’i promovojë librat në Pogradec, pasi ky është vendi i tij i lindjes dhe ka një rëndësi të veçantë për të.

Redaktori Istref Haxhillari theksoi se librat kanë kaluar nëpër një proces të kujdesshëm redaktimi dhe janë të dedikuara kryesisht për të rinjtë. Librat e Thomait pasqyrojnë një realitet të përjetuar prej tij.

Ngjarja tërhoqi intelektualë, qytetarë dhe miq të autorit, të cilët morën pjesë në ceremoninë e promovimit të zhvilluar në sallën e këshillit bashkiak të Pogradecit, ku u organizua edhe një ekspozitë e librave të tij.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit