19.7 C
Pogradec
19.6 C
Korçë
19.6 C
Bilisht
18.8 C
Ersekë
18.5 C
Maliq
20.5 C
Liqenas
Saturday, July 12, 2025

Kronikë/ Terrorizoi një lagje të tërë në Korçë duke qëlluar me armë. Kush është i moshuari?

- Advertisement -

Edmond Naska ëahtë 71 vjepari që ka terrorizuar banorët e lagjes 16 në qytetin e Korçës pasi ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip kalashnikov. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 10 e 20 kur 71 vjecari ka dale në ballkonin e banesës së tij në katin e parë dhe ka qëlluar në ajër,më pas është mbllur në banesë për rreth dy orë duke i bërë rezistencë policisë. Nga të shtënat fatmirësisht nuk pati asnjë shtetas të lënduar pasi policia bëri të mundur që jo vetëm banorët e pallatit por edhe banorët përreth ti largonte nga vendi i ngjarjes. Me mbërritjen e njësive speciale RENEA u krijua perimetri i afërt i sigurisë, si dhe u negociua me 71-vjeçarin, për t’u dorëzuar.Pas negociatave, 71-vjeçari është dorëzuar dhe më pas është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale. Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur arma e zjarrit kallashnikov, me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nderkohe Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti. Ende nuk dihet motivi i ngjarjes nderkohe qe policia me deklaraten fillestare eshte shprehur sr 71 vjecari vuan nga probleme te shendetit mendor.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit