20.8 C
Pogradec
19.5 C
Korçë
19.8 C
Bilisht
19 C
Ersekë
18.6 C
Maliq
21.1 C
Liqenas
Saturday, June 27, 2026

Ditëlindja e shkrimtarit të ndjer u kremtua me vargje. I biri i Skënder Rusit: “Do botojmë veprën e lirikut”

- Advertisement -

Poetët meritojnë të kenë vetëm ditëlindje dhe për këtë arsye në ditën e 72-vjetorit të lindjes së poetit të ndjer Skënder Rusi, i cili u nda nga jeta në 31 Maj të këtij viti u zhvillua dhe një mbrëmje poetike pjesë e të cilës ishin familjarë, miq dhe kolegë të lirikut korcarë.

Djali i tij përkthyesi dhe shkrimtari Eris Rusi tha se në këtë përvjetor mungon njeriu por jo shpirti i tij. Gjithashtu Rusi dha lajmin se dorëshkrimet dhe poezitë e krijuara dhe pabotuara nga poeti pritet të sillen së shpejti për të gjithë artëdashësit.

Dekania e fakultetit të edukimit në Universitetin e Korcës, Jonela Spaho tha se poeti i mungon shumë Korcës. Gjithashtu sipas saj ai është në cdo varg dhe në cdo tingull për qytetin që i ofroi  vlera.

Profesori universitar dhe një nga miqtë e poetit, Ilir Shyta duke permendur vargjet e Mikele Hernandes tha se poetët nuk vdesin asnjëherë.

Si një figurë frymëzuese dhe një lirikë thellues është konsideruar nga ana e Ada Bardhylit drejtoreshës së librit dhe leximit liriku korcar Skënder Rusi. Teksa ka folur për Varg Festval i cili po mbahet në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Korça ishte destinacioni i 2 i Varg Festival pas Pogradecit nga ku dhe nisi festivali i poezisë i cili do të shëtisë në disa vende të ndryshme të Shqipërisë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit