19.2 C
Pogradec
16.9 C
Korçë
17.5 C
Bilisht
17.7 C
Ersekë
16.1 C
Maliq
19.2 C
Liqenas
Friday, June 26, 2026

Ledjan Zeqollari publikon materialet e rralla për fshatrat e Kolonjës dhe për Masakrën e Borovës

- Advertisement -

Fakte të rralla, të papulikuara më parë, të cilat gjendet në librin “Revue de géographie” të gjeografëve francezë Charles Velain, Louis Gentil dhe Paul Girardin. Libri është një studim i mirëfilltë historiko-gjeografik i publikuar në Paris në vitin 1922 ku ka edhe të dhëna për regjistrimin e popullsisë në territoret e administruar nga francezët në vitet 1916-1920.
Në faqen 301 gjenden të dhëna për fshatrat e Kolonjës, ku në kolonën e fundit, aty ku përshkruhej dhe gjendja e tyre, kanë shënimin “detruit en 1914” (në shqip: shkatërruar në 1914). Ndërsa në fshatrat Stratobërdë, Treskë, Trebickë dhe Panarit është shënuar “Villages orthodoxe complètement detruits” (në shqip: fshatra ortodoksë të shkatërruar tërësisht). Këto fshatra, dhe shumë të tjera në juglindje të Shqipërisë, u shkatërruan dhe u dogjën në korrik të vitit 1914 nga ushtritë greke, gjë e cila solli edhe shpopullimin tërësisht të tyre. Në foton tjetër, pamje e rrallë e fshatit Borovë i cili u shkatërrua nga Divizionit I Alpin i Wehrmacht-it gjatë Luftës së Dytë Botërore, më 6 korrik të vitit 1943.

Arkivi i Bibliotekës Kombëtare të Francës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit