11.4 C
Pogradec
11.9 C
Korçë
12.1 C
Bilisht
10.5 C
Ersekë
10.2 C
Maliq
12.5 C
Liqenas
Tuesday, September 17, 2024

“Kush vallë u desh si ne të dy” sjell Pablo Nerudën në Pogradec. Andi Kosta: Nobelisti ngjason me Lasgushin…

- Advertisement -

“Kush vallë u desh si ne të dy” titullohej mbrëmja poetike e organizuar mbrëmjen e së premtes në ambientet e Qendrës Kulturore “Lasgush Poradeci”. Në këtë mbrëmje u interpretuan copëza nga poezia erotike e poetit nobelist Pablo Neruda, me rastin e 120-vjetorit të tij të lindjes. Këto poezi erdhën pranë publikut pogradecar në gjuhën shqipe falë përkthyesit Andi Kosta, i cili u shpreh se përshtatja e poezive të Nerudës në gjuhën shqipe nuk ka qenë aspak e lehtë. Ndërsa vëtë nobelisti ngjason në poezitë e tij me kolozët Pogradecarë, Lasgushi dhe Mitrushi.

Poezitë u interpretuan nën tingujt e instrumentave muzikorë të kitarës dhe trompetës. Për publikun në trompetë luajti Aurel Duka, i cili kishte përzgjedhur jo pa qëllim disa pjesë muzikore për këtë mbrëmje, të cilat i ndau me ne. Ndërsa për instrumentimin me muzikë mikes, Duka e konsideroi të përshtatshme për vetë atmosferën e mbrëmjes poetike.

Mbrëmja poetike “Kush vallë u desh si ne të dy,” ideuar nga Andi Kosta, u organizua në bashkëpunim dhe mbështetje nga Bashkia Pogradec dhe Qendra Multifunksionale pranë saj. Mes vargjeve dhe muzikës, për rreth 60 minuta, publiku Pogradecar u tërhoq nga atmosfera e veçantë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit