5.2 C
Pogradec
4.3 C
Korçë
5.2 C
Bilisht
3.8 C
Ersekë
2.2 C
Maliq
6.1 C
Liqenas
Monday, November 11, 2024

Balerinët e TKOB sjellin spektakël në Pogradec. Vepra “Uni” mbush Odeonin.

- Advertisement -

Një shfaqje e veçantë e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit e titulluar “Baleti Uni” është mbajtur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pogradecit, ku balerinët e TKOB performuan për 44 minuta në sheshin Odeon.

Rovena Shivi, asistente e veprës, tha se këtë vit TKOB ka një kalendar të rëndësishëm dhe të pasur të aktiviteteve të cilat do të zhvillohen në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ndërsa nisja e tyre filloi pikërisht nga Pogradeci. Sipas saj, publiku e ka mirëpritur veprën, ndërsa vet vendi ka nevojë për më shumë art.

Balerina e Teatrit të Operas dhe Baletit, njëkohësisht dhe bashkëshortja e koreografit, Livia Lara, ka folur mbi mesazhin e veprës, por njëherazi u shpreh se në vetvete kjo vepër është e ndërtuar në mënyrë të tillë që publiku të mund ta perceptojë dhe ta përthithë mesazhin ashtu siç ai do.

Vepra me koreograf Julind Dervishi u vu në skenë mbrëmjen e së premtes në sheshin Odeon të qytetit, ku spektatorë të shumtë u bënë bashkë për të ndjekur performancën e trupës së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit