1.6 C
Pogradec
1.8 C
Korçë
2 C
Bilisht
0.2 C
Ersekë
0.8 C
Maliq
2.5 C
Liqenas
Wednesday, February 18, 2026

“Shkencat Politike” hapen në Universitetin e Korçës. Ja mundësitë për punësim…

- Advertisement -

Universiteti Fan S. Noli bën hapjen e programit më të ri të studimit të ciklit të parë në “Bachelor” në “Shkenca Politike”.

Programi “Bachelor” në “Shkenca Politike” zhvillohet me kohëzgjatje 3 vite akademike (6 semestra), me 180 kredite ECTS, në gjuhën shqipe, me formë studimi me kohë të plotë.

Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet diplomë “Bachelor” në “Shkenca Politike” në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane.

Ky program studimi ofron mundësinë për tu punësuar në disa fusha si përshembull; punësim në administratën publik, në nivel vendor e qëndror, në nivelin politik të vendimmarrjes dhe në drejtoritë/ departamentet që merren drejtpërdrejt me hartimin dhe zhvillimin e politikave, punësimin në administratën publike si nëpunës civil në të gjitha nivelet e administratës, ndjekjen dhe avancimin në karrierën diplomatike, ndjekjen dhe avancimin në karrierën e gazetarisë, punësim në organizata kombëtare dhe ndërkombëtare e OJF, mundësi karriere si analist politik në median e shkruar dhe vizive, zhvillimin e platformave të komunikimit politik për partitë politike e më gjërë, punësim në sektorin privat të orientuara drejt burimeve njerëzore, tregëtisë ndërkombëtare, marrdhënieve me jashtë etj.

Ftojmë të gjithë të interesuarit dhe maturantët të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Universitetit Fan S. Noli.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit