22.9 C
Pogradec
24.1 C
Korçë
23.7 C
Bilisht
23.2 C
Ersekë
23.1 C
Maliq
23.9 C
Liqenas
Tuesday, July 8, 2025

Universiteti i Korçës hap për herë të parë programin e Inxhinierisë Informatike…

- Advertisement -

Në një zhvillim të rëndësishëm për arsimin e lartë në Shqipëri, Universiteti “Fan S. Noli” ka njoftuar hapjen e programit të përbashkët të studimit të ciklit të parë “Bachelor” në “Inxhinieri Informatike”, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës. Ky program është bazuar në urdhërin nr. 356, datë 11.7.2024 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Programi “Bachelor” në “Inxhinieri Informatike” do të ketë një kohëzgjatje prej 3 vite akademike (6 semestra) dhe do të zhvillohet në gjuhën shqipe me formë studimi me kohë të plotë. Në përfundim të këtij programi, studentët do të marrin një diplomë të dyfishtë “Bachelor” në “Inxhinieri Informatike” nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane të Universitetit “Fan S. Noli” dhe nga fakulteti përkatës në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Ky program studimi ofron mundësi të shumta punësimi në fusha të ndryshme si:

  • Specialist në administratën publike
  • Mjediset e informatikës apo të teknologjisë së informacionit
  • Institucionet private
  • Kompani për implementimin e zgjidhjeve informatike
  • Institucione bankare, telekomunikacion, shëndetësore
  • Ndërmarrje të ndryshme ekonomike
  • Administrimi i rrjeteve, siguria kibernetike dhe analiza e sistemeve kompjuterike
  • Projektimi, zhvillimi dhe zbatimi i aplikacioneve dhe sistemeve të softuerit më të fundit
  • Inteligjencë artificiale, machine learning dhe analiza e të dhënave
  • Menaxher i projekteve të IT

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit