22.9 C
Pogradec
24.1 C
Korçë
23.7 C
Bilisht
23.2 C
Ersekë
23.1 C
Maliq
23.9 C
Liqenas
Tuesday, July 8, 2025

Festivali i poezisë nis nga Pogradeci, “Lasgushi” kryefjalë e natës së parë…

- Advertisement -

Varg Fest ka çelur edicionin e tij të dytë në qytetin e Pogradecit. Lasgush Poradeci do të ishte fokusi i natës së parë të këtij festivali, ku poetë të rinj dhe dashamirës të poezisë u bënë bashkë në sheshin ku nodhen shtatoret e dy kolozve të medhenj të letërsisë Shqiptare, Mitrushi dhe Lasgushi.

Anxhela Pashaj nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit tha se  “Varg Festival” është një festival i cili i dedikohet poezisë dhe në veçanti autorve shqiptare. Ndërsa në fokus festivali ka promovimin e shkrimtarëve të rinj dhe njohjen e të rinjve me autorët vendas.

Ersid Karaji poet i ri nga Elbasani foli per pjesemarrjen ne Varf Fest 2024 ndersa shtoi se edhe pse sot ka shume te rinj që lexojnë edhe shkruajnë poezi ata duhen mbështetur më teper për të shfaqur talentet.

E bija e shkrimtarit të madh |Lasgush Poradeci, Marie Gusho e pyetur nëse do te ketë material të tjera të shkrimtarit të madh të cilat do të ekspozohen tha se materialet personale të babait të saj I ka dorëzuar bashkë me të motrën në arkivin e shtetit.Pjesë e dorëzimit kanë qenë 25 mijë dokumenta të Lasgush Poradecit.

Varg fest mbahet për 2 ditë rresht në Pogradec ku bëhen bashkë poetë të vjetër dhe të rinj gjithashtu dhe dashamirës të poezisë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit