12 C
Pogradec
12.3 C
Korçë
11.7 C
Bilisht
10.9 C
Ersekë
11.5 C
Maliq
12.4 C
Liqenas
Thursday, May 14, 2026

Në Angli/ Nga Ledjan Zeqollari: Disa të dhëna për Pogradecin dhe liqenin në librin “Shqipëria” botuar më 1945…

- Advertisement -

Disa të dhëna për Pogradecin dhe liqenin botuar në vitin 1945 në librin “Shqipëria” të Divizionit të Inteligjencës Detare Britanike. Në faqen 39 shkruhet:

“POGRADECI- Gjerësi gjeografike. 40° 54’ Veriore., Gajtësi gjeografike. 20° 39’ Lindore.- Lartësia. 2300 ft (701m) Popullsia 2,527 banorë (1939); myslimanë dhe ortodoksë. Qendër e nënprefekturës. Pogradeci ndodhet në cepin jugperëndimor të liqenit të Ohridës, në një zonë frutore, me klimë të shëndetshme.

LIQENI I OHRIT (Shqip. Liqeni i Ohrit, serb. Ohridsko Jezero) shtrihet pjesërisht në Jugosllavi, në veri të Linit dhe në lindje të Sveti Naum (Shën Naumit). Është oval, 18 milje nga veriu në jug, 9 milje nga lindja në perëndim; sipërfaqja 104 milje katrore, niveli i sipërfaqes 2,280 këmbë; thellësia më e madhe 935 këmbë, mesatare 493 këmbë. Duke qenë se pjesa më e madhe e bregut është gur gëlqeror, ka pak sediment, dhe pasi pjesa më e madhe e ujit furnizohet nga Liqeni i Prespës nga burime të thella, ai është blu dhe shumë i qartë: transparencë 46-67 këmbë. Dalja, në veriperëndim, është në grykën e Drinit, mbi një prag të ulët të përhapur me aluvione, në Strugë. Në drejtim të perëndimit, Mali i Jabllanicës është me kresht të pjerrët; Malet e Mokrés, në jug, zbresin direk në Pogradec. Në lindje, kreshta e Galicicës vazhdon në veri deri në Malin e Stogovës. Bregu verior me fushën aluvionale të Ohrit dhe Strugës, e rrezikuar nga përmbytjet, pasi shtrati i Drini po mbushet me depozitime, por kjo po rregullohet me gërmim. Ka kallamishte në cektinat buzë bregut. Pjesa më e madhe e ultësirës është nën drithëra, perime, duhan dhe shumë hardhi, me pemishte me mollë dhe dardha. Rriten shumë dele, qe, buall, kuaj dhe dhi.
Bregu i jugut, nga Pogradeci në Shën Naum, është fushë e hapur, duke u ngritur lehtë në një pellg ujëmbledhës të ulët drejt Liqenit të Maliqit, një depresion në fushën e Korçës. Pogradeci ka peshkim, rrugë për në Shën Naum, Korçë, Qukës në luginën e Shkumbit dhe përgjatë bregut të liqenit deri në Lin dhe Strugë.

Ka një industri të konsiderueshme peshkimi me varka të forta të modës së vjetër me vela dhe mjete motorike, por përveç Pogradecit dhe Linit, terrenet e peshkimit dhe fshatrat e peshkimit janë edhe në Jugosllavi.”

Arkivi i Bibliotekës së Kolegjit të Ushtrisë Mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit