1.6 C
Pogradec
1.8 C
Korçë
2 C
Bilisht
0.2 C
Ersekë
0.8 C
Maliq
2.5 C
Liqenas
Wednesday, February 18, 2026

74 vizatime të Tasos nga më shumë se 8000, janë ekspozuar në Pogradec. “Vizatime nga vendi i jetës”, mbledh artëdashësit…

- Advertisement -

Është çelur në Pogradec ekspozita e radhës me vizatime e piktorit të njohur Anastas Kostandini (Taso). 74 vizatime të ndryshme, punuar nga viti 1966 deri në kohët e sotme, sjellin pamje të qytetit që tashmë nuk ekziston, sipas piktorit.

Nuk është e rastësishme kjo ekspozitë pas inaugurimit të mozaikut në murin e Bashkisë, ndërkaq pritet që të zhvillohet një ekspozitë e radhës së shpejti, thotë piktori Pogradecar. Brenda peizazheve, Taso shton se nuk ka vetëm peizazhe, por ka edhe jetë njerëzore.

Një përgjegjësi të shtuar për një ekspozitë të veçantë të pikturës e ka konsideruar Henri Shkurti të qenit kurator i saj. Gjithashtu ai zbulon pse ekspozita quhet “Vizatime nga vendi i jetës.”

Gjatë ceremonisë janë ekspozuar lekë që janë dizenjuar nga Piktori, por që nuk kanë dalë në qarkullim në vitet para ‘90-ës. Në karrierën artistike të Tasos, janë mbi 8000 vizatime, ku vetëm pak prej tyre janë të ekspozuara. Ndërsa kjo ekspozitë do të rrijë e hapur përgjatë ditëve të muajit korrik, ku mund të vizitohet nga të gjithë artdashësit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit