9.4 C
Pogradec
9 C
Korçë
8.1 C
Bilisht
8.1 C
Ersekë
8.3 C
Maliq
9.3 C
Liqenas
Thursday, April 16, 2026

Stefan Çapaliku promovon librin për Serafin Fankon në Pogradec…

- Advertisement -

Serafin Fanku – Fellini i teatrit shqiptar, është promovuar ditën e sotme në qytetin e Pogradecit, ku po mbahet Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë. Sjellë nga shkrimtari Stefan Çapaliku, botimi tregon rrugëtimin e regjizorit të teatrit të Shkodrës, së bashku me materiale arkivore, fotografi dhe dëshmi.

Autori Stefan Çapaliku thotë se biografia është e ndarë në dy kampe, në rrugëtimin e Fankut në kinematografi dhe teatër.

Zgjodhi Festivalin Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë, jo rastësisht për të promovuar këtë biografi të regjizorit dhe aktorit shkodran, aty ku edhe mes bashkëpunëtorëve të tij mund të diskutohej për kontributin e Serafin Fankut.

Një njeri i talentuar dhe një regjizor me perspektivë është konsideruar për Pirro Milkanin, shkodrani Serafin Fanku, ndërsa ka ndarë në sallë disa prej rasteve kur ka bashkëpunuar apo është mbështetur tek ai.

Gjatë prezantimit në pallatin e kulturës në Pogradec, janë shfaqur dhe sekuenca të filmave të ndryshëm ku Fanku ka pasur role të ndryshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit