22.9 C
Pogradec
24.1 C
Korçë
23.7 C
Bilisht
23.2 C
Ersekë
23.1 C
Maliq
23.9 C
Liqenas
Tuesday, July 8, 2025

Banorët e Tushemishtit pedicion kundër projektit të rrugës. “Po izolohemi, do protestojmë…”

- Advertisement -

Një javë më parë, banorët e Gurasit protestuan duke kërkuar ndryshimin e projektit Pogradec – Tushemisht – Doganë. Ndërkohë, këtë herë banorët e fshatit turistik Tushemisht zhvilluan një takim tjetër për të kundërshtuar një pjesë tjetër të të njëjtit segment rrugor. Ata thonë se projekti për Tushemishtin po i jep zhvillim zonës, por nga ana tjetër ka keqprojektim. Rruga ekzistuese që lidh Tushemishtin me Doganën duket se po bllokohet nga vija e re, duke bërë që banorët të “izolohen”. Ndërsa edhe rruga që çon për tek varrezat e fshatit është me problematika të shumta për projektim.

Në takimin e organizuar nga banorët, u firmos një peticion për ndryshim të projektit drejtuar Fondit Shqiptar për Zhvillim dhe Bashkisë Pogradec. Ndërkohë, banorët paralajmëruan bllokim të rrugës nëse brenda 5 ditësh nuk do të merren masa për ndryshimin e projektit.

Petrika Llakmani tha se, edhe pse janë në sezonin turistik, turistët po largohen nga Tushemishti. Ndërsa rruga e re, pa lidhjen e dikurshme me fshatin, e anekson Tushemishtin nga rruga e vizitorëve. Protesta mbetet një ndër alternativat që pritet të kryhet nga banorët e zonës, tha Llakmani.

Banorët në takim diskutuan edhe për problematika të tjera të këtij projekti. Ndër çështjet e ngritura është edhe vlera e ulët e shpronësimit për tokat e zëna nga ky projekt.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit