25.2 C
Pogradec
25.6 C
Korçë
25.2 C
Bilisht
24.1 C
Ersekë
24.6 C
Maliq
26 C
Liqenas
Saturday, July 12, 2025

“Shkencat Politike” hapen në Universitetin e Korçës

- Advertisement -

Universiteti në faqen zyrtare shkruan: NJOFTIM PËR RIOGRANIZIMI E PROGRAMIT BACHELOR “FILOZOFI-SOCIOLOGJI” NË PROGRAMIN E RI BACHELOR NË “SHKENCA POLITIKE”

Bazuar në urdhërin nr. 295, dt. 12.6.2024 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Universiteti “Fan S. Noli” njofton riorganizimin e programit të studimit të ciklit të parë nga “Bachelor” në “Filozofi-Sociologji”, në “Bachelor” në “Shkenca Politike”.

Programi “Bachelor” në “Shkenca Politike” zhvillohet me kohëzgjatje 3 vite akademike (6 semestra), me 180 kredite ECTS, në gjuhën shqipe, me formë studimi me kohë të plotë.

Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet diplomë “Bachelor” në “Shkenca Politike” në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane.

Ky program studimi ofron mundësinë për të punuar në disa fusha si:

punësim në administratën publik, në nivel vendor e qëndror, në nivelin politik të vendimmarrjes dhe në drejtoritë/ departamentet që merren drejtpërdrejt me hartimin dhe zhvillimin e politikave;
punësimin në administratën publike si nëpunës civil në të gjitha nivelet e administratës;
ndjekjen dhe avancimin në karrierën diplomatike;
ndjekjen dhe avancimin në karrierën e gazetarisë;
punësim në organizata kombëtare dhe ndërkombëtare e OJF;
mundësi karriere si analist politik në median e shkruar dhe audiovizive;
zhvillimin e platformave të komunikimit politik për partitë politike e më gjërë;
punësim në sektorin privat të orientuar drejt burimeve njerëzore, tregëtisë ndërkombëtare, marrdhënieve me jashtë etj;

Ftojmë të gjithë maturantët dhe të interesuarit e tjerë të aplikojnë në këtë program të ri studimi duke u bërë pjesë e gjeneratave të sukseshme të Universitetit “Fan S. Noli”.

Ju mirëpresim!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit