22.9 C
Pogradec
24.1 C
Korçë
23.7 C
Bilisht
23.2 C
Ersekë
23.1 C
Maliq
23.9 C
Liqenas
Tuesday, July 8, 2025

Nga: Eduart Bardhushi/​ “Bujqësia, si shtëpia pa çati”. Fermerët në pikë të hallit, prodhimi i tyre me mund e djersë, ‘zhduket’ në vetëm 30 minuta !

- Advertisement -

Kjo nuk është hera e parë që fermerët përballen me sfida të tilla, pasi reshjet dhe erërat e fuqishme me ndryshimet klimatike po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke i lënë ata në një gjendje pasigurie.

Përveç fatkeqësive natyrore, ata përballen edhe me mungesën e mbështetjes financiare dhe të sigurimeve, pasi kompanitë e sigurimeve nuk pranojnë siguracion të prodhimeve bujqësore, pasi shihet si një risk tepër i lartë.

Kjo i lë fermerët të pambrojtur dhe të paaftë për t’u rimëkëmbur pas një fatkeqësie të tillë.

Nga ana tjetër, pushtetit vendor as që i bie ndërmend më për fermerët e shkretë, sigurisht, fushata kaloi dhe tani nuk ju duhen votat e tyre…

Përballë një mungese të tillë mbështetjeje nga qeveria, fermerët ndihen të harruar dhe të neglizhuar, kërkesat e tyre për ndihmë dhe mbështetje financiare shpesh bien në vesh të shurdhër, duke i lënë ata të përballen vetë me problemet e tyre.

Përveç fatkeqësisë natyrore, tregjet e pafavorshme dhe konkurrenca e madhe nga produktet e importuara, e bëjnë edhe më të vështirë për fermerët të mbijetojnë.

Bujqësia në Shqipëri është në një krizë të thellë, duhet me patjetër një ndërhyrje e menjëhershme dhe e koordinuar, për të ndihmuar fermerët të rimëkëmben !

Nëse nuk “vihet dorë”, bujqësia do të vazhdojë të jetë një “shtëpi pa çati”, e pambrojtur dhe e ekspozuar ndaj çdo fatkeqësie që mund të vijë…

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit