22.9 C
Pogradec
24.1 C
Korçë
23.7 C
Bilisht
23.2 C
Ersekë
23.1 C
Maliq
23.9 C
Liqenas
Tuesday, July 8, 2025

2023, zgjerohet peshkimi si në flotë dhe në zënie

- Advertisement -

Burimi:Revista Monitor

Sektori i peshkimit është zgjeruar më tej vitin e kaluar, si në zënien e peshkut dhe në flotën e peshkimit.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në vitin 2023, zënia e peshkut nga të gjitha kategoritë ujore, ka qenë 19.338 tonë nga 17.799 tonë që ishte në vitin 2022, duke shënuar një rritje me 8,65%.

Kategoritë kryesore që zënë përqindjen më të lartë të peshkimit janë, “Akuakultura” me 47,27% dhe “Ujërat e brendshme” me 25,12%, pasuar nga peshkimi “Detar” me 22,02%, ndaj prodhimit gjithsej

Në vitin 2023, rritjen më të madhe, e ka shënuar kategoria “Ujërat e brendshme” me 43,39% të zënieve gjithsej, krahasuar me një vit më parë, ndjekur nga kategoria “Aquakultura” me 14,46%.

Kategoria ujore “Molusqe” ka pësuar rënie me 79,83% në vitin 2023, krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2023, për sa i përket kategorive ujore, det, bregdet dhe laguna, specia e cila ka rezultuar me përqindjen më të madhe të zënë është “Karkaleci i thellësisë” me 19,42% ndaj zënieve gjithsej, pasuar nga “Merluc” me 15,17% dhe “Sardele” me 11,51%.

Për sa u përket zënieve në ujërat e brendshme, specia “Karas” zë përqindjen më të madhe të zënieve gjithsej me 25,77 % pasuar nga “Krap” me 22,07 % dhe specia “Skortë” me 14,99%.

Në vitin 2023, janë 811 subjekte të licencuara për të ushtruar aktivitetin e peshkimit. Flota vepron pothuajse plotësisht në Nën-Zonën Gjeografike (NZGJ) 18 (Adriatiku i Jugut).

Gjatë vitit 2023 janë regjistruar 27 subjekte më shumë se një vit më parë.

Në vitin 2023, porti me numrin më të madh të anijeve të licencuara është Porti i Durrësit me 36,87% të flotës së përgjithshme, Porti i Vlorës ka 30,83% të numrit të përgjithshëm të flotës, pasuar nga Porti i Sarandës me 15,04%.

Portet e peshkimit me përqindjet më të vogla të subjekteve të licensuara për peshkim janë ato të Lushnje-Fier me 2,22%, Himarës me 1,60%.

Pjesa më e madhe e flotës sonë është e përbërë nga anije me njica me 71,64% si dhe anije peshkimi me tërheqje (fundore dhe pelagjike) me 24,54%, të cilat përdoren kryesisht për të peshkuar peshqit fundorë.

Pjesa tjetër janë anije shumëpërdorimshe dhe anije për qëllime të tjera.

Një fokus të veçantë po i kushtohet prodhimit të rasateve si: Trofta Ylber, Koran dhe Krap si një vëmendje e shtuar dhe ndihmesë për ruajtjen e biodiversitetit.

Në vitin 2023, u prodhuan dhe hodhën në liqenin e Ohrit 3,3 milionë rasate të Troftës Ylber, 1,8 milionë rasate të Koranit dhe 1,15 milionë rasate Krap.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit